Sunday, March 30, 2025
AktualeKulturëLajmet e shpejta

Ndahen çmimet për Radiofest edicioni i 12

radiofest-shqipe-desku-vendi-pare
Shqipe Desku-Radio Alba, fituese e cmimit të parë për reportazhë në Radiofest-edicioni 12


Radio Gjakova për herë të 12-të mbrëmë ishte nikoqire e radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, dhe Lugina e Preshevës të cilat me krijimtarinë radiofonike erdhën  në festivalin Radiofest. Radiot pjesëmarrëse edhe në këtë festival kanë konkurruar me reportazhe që i dedikohen trashëgimisë kulturore,  pastaj me raporte radiofonike dhe spote publicitare. Fitues i çmimit të parë në radioreportazh u shpall Radio Alba nga Klina. Në raport radiofonik fituese doli radio Vizioni Podujevë dhe në konkurrencën e spotit publicitar, Radio  Shkodra.

U ndanë edhe çmimet për zërat më të mirë. Këto epitete i takuan Oralda Lahos nga Radio Tirana dhe Bujar Peci nga Radio Ylberi në Mitrovicë. Organizatorët i ndanë çmimin pos mortum zërit që ishte legjendë e radiofonisë,  Margarita Myho.

U nderuan me mirënjohje nga nikoqiri  edhe Radio Teuta e Ulqinit dhe Radio Presheva.  Ceremonia e ndarjes së çmimeve  u shoqërua me një program të pasur kulturo artistik.