Kremtohen Kërshendellat-paqe e dashuri në botë
Besimtarët e besimit të krishterë sonte kremtojnë festën e Krishtlindjes . “Kërshëndellat” festohen çdo vit mes 24 e 25 dhjetorit me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar dhe dëshirat për paqe e dashuri në botë. Në Famullin e Gjakovës sikurse në të gjitha familjet katolike janë bërë përgatitje të duhura për ta kremtuar në mënyrë madhështore këtë festë.
Famulltari i Famullisë së Gjakovës, pater Ndue Kajtazi duke qenë mysafir në programin e mëngjesit të Radio Gjakovës ka shpjeguar për historinë e kësaj feste dhe ritet tradicionale të kërshëndellave që siç tha ai sjellin gëzim në të gjitha familjet. Meshat tradicionale do të mbahen në mesnat në qytet e fshatra.
Ndryshe dje pas renovimit të shenjtërores së shen Ndout dje u kremtua Mesha e Shenjtë, të cilën e udhëhoqi Lovro Gavran, ku u bë bekimi i kishës si dhe shtatores të së shenjtës, Nënë Tereza, të cilën e ka punuar skulptori nga Klina, Butrint Morina. Është e gjitha gur mermeri e gdhendur nga dora e skulptorit e që tashmë gjendet në oborrin e shenjtërores