Tuesday, November 5, 2024
Aktuale

Agim Serhati – mjeku që luftoi kundër variolës

Agim Serhati foto 2

 

26 qytetarë në dhe rreth Gjakovës vdiqën në vitin 1972, nga 35 sa vdiqën në tërë ish – Jugosllavinë. Shkaktarë për humbjen e jetës së tyre, ishte sëmundja “Variola Vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprusë. Ngjarja kishte bërë jehonë të madhe asokohe, jo vetëm në shtetin që sot nuk ekziston më, por edhe pothuajse në tërë Evropën, kjo për faktin se përhapja e virusit kishte një shpejtësi marramendëse dhe rrezikshëmëria në masë ishte në nivel tejet të lartë.

Ndonëse jo në masë aq të madhe asokohe, shumë flitej edhe për menyrën e arritjes së visurit në Kosovë, konkretisht në Gjakovë. Kur kanë kaluar 41 vjet nga ajo kohë, kjo qështje vazhdon të mbetet mister, ndonëse shumë gjëra sot përceptohen krejtësisht ndryshe nga atëherë.

Dritë mbi këtë ngjarje u tentuar të hidhej edhe të shtunën në Gjakovë, në një tyezë që mëtonte të shënonte 41 vjetorin e asaj historie, por edhe 20 vjetorin e vdekjes së mjekut gjakovar Agim Serhati, i cili ndonëse i ri në moshë dhe jo me shumë përvojë, vullnetar dhe pothuajse i vetëm luftoi kundër këtij virusi, deri në shërimin e pacientit të fundit.

“Verzioni zyrtarë i asaj kohe ishte se virusi ka ardhur nga vendet arabe, i bartur nga Ibrahim Hoti, një haxhi nga fshati Dejn i komunës së Rahovecit. Por, edhe në atë kohë edhe më vonë, mjekë ekspert amerikanë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, të cilët e kanë përciellur situatën nga vendi i ngjarjes, kanë hudhur dyshimet se kjo ka mundur të jetë një luftë biologjike e shtetit Jugosllav kundër popullt shqiptar të Kosovës”, ka thënë epidemiologu gjakovar Sinan Rizvanolli, i cili të shtuënën e ka paraqitur edhe një punim të tij shkencor rreth ngjarjeve të vitit 72.

Për figuren e Agim Serhatit ka folur edhe kryetari i komunës Pal Lekaj, i cili si mjekt me profesion ka pasur mundësi të punojë sëbashku me doktor Agimin.

Ndryshe përpos angazhimit të tij në luftën kundër Variolës Dr. Agim Serhati është dalluar si profesionist edhe në rastin e helmimeve masive në vitin 1990 dhe në mbrojtje të isntitucioneve shëndetore kosovare nga futja nën masa të dhunshme dhe eleminimi i tyre si institucione.