Agroni thotë se koncentrimin e ka tek këngët shqipe që janë tepër të bukura, veç që duhet përkushtim të merresh me to dhe ti kthesh në një version më klasik dhe profesional. Dobia e kësaj është se ai është lidhë me një kompani spanjolle që nga viti i kaluar dhe ata albumin e kanë shpërndarë në gjithë botën duke bërë që muzika shqiptare të njohë kultura tjera, të dalë përtej, dhe kjo është një dobi shumë e madhe. Agron Peni kohëve të fundit është mjaft aktiv në skenën muzikore. Javën e kaluar ishte në Tiranë në hapjen e festivalit të Kitarës Klasike, dhe ka qenë shumë në nivel, sëfundmi në Festivalin DAM ndërsa mendon të vazhdoj në Shkup e qytete tjera.