Ajri i ndotur në Gjakovë !
Në hapësirën krijuese Bonevet në Gjakovë është vendosur pajisja e matjes së ndotjes së ajrit . Arber Lleshi, udhëheqës I kësaj organizate, prej vikendit të fundit parametrat kanë pësuar një rritje shumë të madhe, sidomos të mbrëmjen e së shtunës, pasi kanë arritur që të kalojnë shifrën 400 të koeficientit, që është një parametër tepër i rrezikshëm, duke e bërë Gjakovës si ndër komunat më të ndotura në vend. Të hënën(sonte në orën 21.00 ), ky koficient është 159. Ky indeks paraqet nivelin e ndotjes dhe në këtë shkallë në Gjakovë aktualisht ka cilësi të ajrit të pashëndetshme.
“Përmes matësit të kualitetit të ajrit, BONEVET Gjakova ju njofton që sot ajri në qytetin tonë është dukshëm i ndotur, njëjtë si ditëve të fundit”, ka thënë Lleshi.
Nga 1-50 koficienti i cilësisë së ajrit është i mirë, nga 51-100 mesatare, nga 101- 150, e pashëndetshme përgrupet e ndjeshme, 151-200 e pashendetshme, 201-300 Shumë e pashendetshme dhe 301deri në 500 E rrezikshme.
Kualiteti i ajrit është një ndër temat më të diskutuara sot ngase është një ndër faktorët kryesor në shëndetin e njeriut.
Vlerësimi i ndotjes së ajrit bëhet përmes Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e marrura nga grimcat e pluhurit në numra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.
Si ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë gazrat CO, CO2, NH3 ….
Për të ndjekur gjendjen e cilësisë së ajrit, hapësira krijuese Bonevet ka dhënë linkun për informacione: https://bit.ly/3aaJ9nF