Gjakovapress

Akademi perkujtuese për Zarushin

zarushiNë një vjetorin e ndarjes nga jeta të asambleistes  Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina – Zarushi, të shtunën  nën patronatin e Kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, është mbajtur  Akademi Përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Zarushit Në nderim dhe kujtim të Zarushit, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka kujtuar me pietet figurën e ndritshme të Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina.

“Kaloi një vit që na ndau fizikisht nga Zarushi ynë, Zarushi i qytetit tonë, bëmirësja, aktivistja dhe përkushtuesja maksimale për të mirën e komunës sonë. Vdekja aksidentale na ndërpreu rrugën e bashkëpunimit të ngushtë, të sinqertë, dinjitoz dhe frytdhënës, me miken dhe kolegen tonë Zarushin. Gjithë ai angazhim dhe përkushtim i saj në sferën humane shëndetësore tregoi më së miri edhe atëherë kur votat e qytetarëve ishin të panumërta, të pallogaritshme për të, pasi ishte bindshëm e votuar për këshilltare në asamblenë komunale.”tha mes tjerash Kusari Lila.

Në akademi përkujtimore kanë folur edhe Gentina Muhaxhiri, e cila ka folur për biografinë e Zarushit, Myzejene Selmani në emër të subjektit politik AKR, Fikrije Hasani në emër të Qendrës Edukative të Infermierisë, si dhe kolegu Agim Berisha, të cilën me pietet kanë folur për figurën e Zarushit, si një person me karakter social, human, e gatshme për çdo sfidë të re dhe aktiviste e palodhshme, që dëshmojnë edhe votat e fituara, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2009 ishte femra më e votuar në Kosovë. Në përmbyllje, e bija e Zarushit, Natyra Xharavina, në emër të familjes ka falënderuar gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit në këtë akademi.

Exit mobile version