AKR në Gjakovë kritikon sjelljen e zyrtarëve të kulturës ndaj aktorëve profesionist
Dega e AKR-së në Gjakovë permes nje komunikate ka shprehe shqetësim të thellë për veprimet e ulëta dhe sjelljen arogante që ka treguar dje Drejtoria e Kulturës ndaj artistëve profesionist të Teatrit Profesional të Gjakovës. Mbyllja e dyerve dhe ndalesa për hyrje në Objektin e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë tregoi edhe një herë se Kultura po vazhdon të politizohet dhe të shkatrrohet cdo ditë e më shumë. Një sjellje e tillë ndaj themeluesve të Teatrit dhe aktorëve me renome nuk është as gjë tjetër veq se nje rikonfirmim i asaj që kush udhëheq sot sektorin e Kulturës në Komunën e Gjakovës.
“Kerkojme qe aktoreve t’iu kerkohet falje publike”,thuhet ne komunikaten e AKR_së
Edhe Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë,permes nje njohtimi te shperndarë të enjten, ka kritikuar sjelljen e zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës për çka kërkuan dorëheqjen e drejtorit Anton Shala.