Saturday, December 28, 2024
Aktuale

AKR në Gjakovë peticion për lapidarët e Fadil Hoxhës dhe Anton Çetës

akr
Dega e AKR-së në Gjakovë të enjten ka filluar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për ngritjen e shtatoreve të Heroit të popullit Fadil Hoxha dhe Veprimtarit Anton Çetta. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të kërkohet nga komuna e Gjakovës ndarja e truallit në qendër të Qytetit, pikërisht lokacioni te “Hotel Pashtriku” dhe “Posta Qëndrore” për ngritjen e lapidarëve të këtyre dy figurave të çmuara të Gjakovës.
AKR dega në Gjakovë përmes një komunikate , konfirmon se qëllimi i këtij peticioni nuk ka prapavi politike dhe mbështetja e kësaj nisme nuk duhet ngjyrosur me ngjyra partiake, pasi që Heroi Fadil Hoxha dhe Veprimtari Anton Çetta, paraqesin vlera të përgjithshme për Gjakovën dhe mbarë Kosovën.Deri me tani qindra qytetarë e kanë përkrahur këtë iniciativë. Peticioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.