Dega e AKR-së në Gjakovë të merkuren ka prezantuar para medieve vlerësimet e veta për Raportin Financiar të Komunes se Gjakoves per periudhen kohore Janar-Qershor 2013, Transparencen dhe Qasjen ne dokumentet zyrtare në Komunen e Gjakoves si dge shqetesimet rreth zbatueshmerise se rekomandimeve te Komisionit per banesat me karakter social, si dhe puna rreth themelimit te keshillave lokale.
Ne lidhje me Transparencen dhe Qasjen ne Dokumentet Zyrtare ne Komunen e Gjakoves, foli Ali Tafarshiku – antar i Kryesise se Deges i cili ngriti shqetësimet e AKR-se ne lidhje me raportet e fundit te OJQ-ve,ndersa sa i takon punes se Komisionit per Banesa sociale, asambleisti Dritan Meqa tha se qe 3 vite Komuna nuk zbaton rekomandimet per banesat sociale. Vërejtje kishte edhe per interferimet ne punen e komisionit per themelimin e keshillave lokale sidomos ne fshatrat e Komunes se Gjakoves.