Thursday, April 25, 2024
Gjakova Presss

Alban Dobruna: Prof.dr. Masar Rizvanolli, Herodoti i Gjakovës

Më 21 maj 2020 me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të njërit nga profesorët më të shkëlqyer të Universitetit të Prishtinës, studiuesit serioz, gjigantit të historiografisë shqiptare dhe njërit ndër bijtë më të shquar të Gjakovës, prof. dr. Masar Rizvanolli. I njohur për angazhimin e tij të palodhur në arsim, shkencë, trashëgimi dhe veprimtari kulturore.

Masar Rizvanolli u lind në Gjakovë më 24 maj 1933, ku kreu shkollën fillore dhe Normalen. I takoi gjeneratës së parë të Normales katërvjeçare, e cila gjeneratë diplomoi në vitin shkollor 1952/1953. Sipas shokut të tij të fëmijërisë,poetit Agim Gjakova, Masar Rizvanolli ishte,organizatori i grevës së nxënësve maturantë të Normales së Gjakovës më 1951, greva e parë e tillë në Republikën e Serbisë së atëhershme, e ndoshta edhe në tërë ish-Jugosllavinë.

Menjëherë pas diplomimit në Normale ishte caktuar të punonte si mësues në shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime.

Më 1954, gjatë shërbimit ushtarak, u regjistrua në Fakultetin Filozofik- Dega e Historisë në Beograd, ku edhe u diplomua. Tezën e magjistraturës  e mbrojti  më 1977, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në temën “Asim Vokshi (1909-1937)”, ndërsa u doktorua në të njëjtin fakultet, në vitin 1990 në temën “ Vendosja e sistemit të Timarit në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XV”.Prej vitit 1959-1966 shërbeu në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, si profesor i lëndëve: Histori dhe Ndërtim shtetëror. Gjatë vitit shkollor 1966-1967 shërbeu si profesor i Historisë dhe i Ekonomisë politike në qendrën shkollore teknike në Gjakovë.

Prof. Masar Rizvanolli ishte njëri nga themeluesit e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë, institucionit të vetëm të arsimit të lartë në Jugosllavi, ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën shqipe. Aty ka shërbyer gjatë viteve 1967-1977, si profesor i lëndëve:Historia e shqiptarëve, Metodika e mësimit të historisë, ndërsa një kohë e ligjëronte edhe lëndën Historia e përgjithshme. Një mandat ka qenë drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë.

Prej vitit 1977-2003 ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë, në Prishtinë, ku ka mbajtur leksione nga Historia e përgjithshme-Koha e mesme, Metodika e mësimit të historisë dhe Historia e Popullit Shqiptar III, në fillim si ligjërues, pastaj si profesor inordinar dhe së fundi si profesor ordinar.  Pas pensionimit dhe deri në fillim të vitit akademik 2006-2007, u ka mbajtur leksione studentëve të studimeve pasuniversitarë të nivelit master nga Historia e Popullit Shqiptar III (Rilindja Kombëtare Shqiptare) dhe e ka udhëhequr këtë drejtim të këtij niveli (master) deri në riorganizimin më të ri të këtyre studimeve, kur ka filluar të mbajë leksione nga Historia moderne, Historiografi dhe Teori e shkencës moderne, Historiografi shqiptare e shekullit XIX-XX dhe Shqiptarët në  Perandorinë Osmane 1800-1912.

Prof. Masar Rizvanolli ishte pedagog i njohur dhe i nderuar nga të gjithë profesorët, kolegët dhe studentët, me dije të mëdha në fushën e historisë, dhe mendjemprehtë….( Më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress nr. 138)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *