Thursday, March 28, 2024
Aktuale

Alkent Pozhegu me potrtetin e Adem Jasharit në Prekaz, shënon Epopenë e UÇK-së

Artisti gjakovar i artit me drithëra, Alkent Pozhegu i regjistruar në Librin e Ginisit,  e ka shënuar në mënyrë të vecantë 23 vjetorin e Epopesë së UCK-së. Ai përmes artit të tij specific ka portretizuar me fara dhe kokrra misri figurën e komandantit legjendar Adem Jashari. Portreti I punuar në ambijentet e Kompleskit Adem Jashari, është punuar me fara të lulediellit dhe misrit të  bardhë e të kuq duke përfshirë tri ngjyra. Kuq e zi që simbolizojnë flamurin kombëtar dhe misri bardhë në portret që simbolizon bardhësinë e familjes Jashari.  Këtë portret,  me mbishktimet Trimëri, Liri, Madhështi,  Alkenti  e ka punuar në 23 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz, për çka ka ndie një kënaqësi të veçantë.

“Jam i lumtur që arrita ta realizoi këtë ide dhe që mora shumë përshtypje të mira sëpari nga familjarët e Adem Jasharit por edhe nga vuzitoret tjerë. Projekti im ka një shtrirje të gjërë në të gjitha trojet shqiptare duke prezantuar figurat e shquara patriotike, prandaj edhe e fillova nga Kompleksi në Prekaz”, tha Pozhegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *