Gjakova përmes të riut Alkent Pozhegu ka hyrë në Librin e Ginisit për rekordin e thyer vitin e kaluar me punimin e një mozaiku nga drithërat me një hapësirë 500 metra katrorë. Por, rekordmenit Pozhegu, kjo nuk i ka mjaftuar. Nesër dhe pasnesër do ti hyjë edhe një sfide të re. Ai me fruta do të ndërtoi një skulpturë gjigante mbi tri metra të lartë të ndërtuar nga një mijë e 300 copë fruta i bindur se edhe kjo ndërmarrje do të sjell rekord të ri në këtë disiplinë. Skulpturën me fruta ai do ta punoi para pallatit të Kulturës Asim Vokshi dhe sipas Pozhegut, çdo gjë është e gatshme për ta thyer rekordin që aktualisht e mban një kanadez me 1 mijë e 200 copa fruta dhe lartësi të skulptures 3.06 metra.
Të kujtojmë se vitin e kaluar Alknet Pozhegu mozaikun sportiv për librin e Guinnessit, e kishte punuar në pallatin e sportave në Gjakovë duke përdor 2 mijë e 500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve – Messi dhe Ronaldo. Në mozaik ishin edhe simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona.