Alternativa Gjakovë:Gurakuq Dobruna ishte vizionar, krijues, ideator, guximtar dhe largëpamës
Dega e Alternatives në Gjakovë ka njohtuar për vdekjen e kryetri të saj, Gurakuq Dobruna- Kuqi. Në njohtimin për medie, thuhet:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sonte (e enjte) ka ndrruar jetë kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna – Kuqi
Kuqi ishte vizionar, krijues, ideator, guximtar dhe largëpamës.
Virtytet e tij nuk do i mungojnë vetëm familjes dhe bashkëpuntorëve, por veprat e Kuqit do i mungojnë gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe më gjërë.
Kryetari Dobruna humbi betejen me Infarkt masiv cerebral, e jo nga COVID-19 sic kanë njoftuar disa portale,” thuhet në njohtimin e Deges së Alternatives në Gjakovë.