Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Ambasadori Cliff viziton Gjakovën interesohet për të ardhmen e aeroportit

cliff lekajAmbasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Ian Cameron Cliff, të hënën ka qëndruar në Gjakovë me ç’rast në  një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në komunë. Cliff është njohur nga kryetari komunës për zgjedhjet brenda partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, ku është zgjedhur kryetar i kësaj dege, ndërkohë që një pjesë të takimit ia kanë kushtuar ecurive ekonomike dhe funksionalizimit të aeroportit ushtarak të KFOR-it edhe për qëllime komerciale. Cliff ka shpreh interesimin e kompanisë ajrore britaneze  “British Airlanes” për të investuar në Gjakovë.

“Këto janë vetëm biseda fillestare dhe asgjë konkrete” ka deklaruar para gazetarëve ambasadori Cliff, ndërkohë që kryetari Lekaj tha se aeroporti ushtarak i KFOR_it në Gjakovë është investim i Qeverisë italiane dhe se janë bisedat me Qeverinë e Kosovës  që ky aeroport të shfrytëzohet edhe për fluturime komerciale.

“Për momentin nuk ka diçka konkrete që mund të ju them, por ajo që mund të them është se disa kompani britanike më kanë kontaktuar dhe janë të interesuar të kenë informata rreth aeroportit, i cili në fakt pritet të jetë një aeroport mjaft i rëndësishëm regjional. Unë u takova me kryetarin Lekaj dhe u informova për disa detaje dhe tashmë mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm”, ka thënë ambasadori Cliff.

Nga ana tjetër, kryetari Lekaj ka thënë se Gjakova pikërisht tek aeroporti e shef zhvillimin ekonomik lokal, prandaj çdo interesim ndërkombëtar për këtë aeroport është i mirëseardhur.

“Aeroporti i Gjakovës është ndër prioritetet tona kryesore meqë ndikon dukshëm në zhvillimin ekonomik të Gjakovës. Shpresoj që këto iniciative që fillimisht janë vetëm si ide, shpejtë të bëhen diçka konkrete sepse ne si komunë jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jem itë gatshëm që ta pranojmë aeroportin si tërësi”, ka thënë Lekaj.