Ambasadorja e Turqisë në Gjakovë
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan të premten ka qëndruar në Gjakovë. Në bisedë me kryetaren e komunes Mimoza Kusari Lila është vënë në pah edhe binjakëzimi që Gjakova ka me një komunë turke, porse njiherit kanë dhe potenciale. Investimet në Komunën e Gjakovës kanë qenë bosht i diskutimeve, ku ambasadorja turke nga. Kusari Lila është njoftuar dhe kërkuar pjesëmarrja e ambasadës që ajo përfaqëson në Kosovë për pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve për Gjakovën që do të mbahet me 13 dhe 14 mars.
Njiherit është fokusuar edhe mbajtja e një konference për investitorë nga Turqia, ku nga Komuna e Gjakovës do të ofrohej partneritet serioz. “Besoj se ambasadorja e Turqisë, Songul Ozan do të ketë angazhim direkt tek investitorët turq për ti joshur për investime edhe në komunën tonë” ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila. Nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, pos shprehjes së interesimit për investimeve në sferën ekonomike në Komunën e Gjakovës, njiherit është shprehur edhe interesimi për investime në trashëgiminë kulturore historike që Gjakova e posedon që nga sundimi otoman, siç janë restaurimet e urave dhe hapësirave tjera.
Për këto interesime për investime ka shprehur vullnetin e saj edhe ambasadorja turke, Songul Ozan, e cila ka shprehur admirimin për punën e bërë të kryetares së Komunës së Gjakovës si ish ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, dhe ka shprehur besimin e saj se me potenciale të njëjta do të punojë dhe shërbejë në favor të qytetarëve, tashmë në postin e kryetares së Gjakovës. “Ne kemi vërejtur se për dallim nga komunat tjera, Gjakova ka mbetur një qytet me shumë pak investime. Tash, shpresojmë se do të ketë një zhvillim, pasi besojmë në aftësitë dhe angazhimet e kryetares së re. Gjithashtu duhet patur parasysh faktin se Gjakova është një qytet që na do neve, dhe që edhe ne e duam Gjakovën, dhe se kemi të njëjtat specifika. Ne, si ambasadë turke jemi për ti ofruar ndihmën tonë Gjakovës dhe kujtojmë se kemi angazhimet tona këtu, si ushtrinë, por edhe angazhimet në sferat tjera” është shprehur ambasadorja Songul Ozan, e cila ka dhënë mbështetjen e saj të fuqishme për pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve për Gjakovën. Gjithashtu, ambasadorja turke në Kosovë ka shprehur besimin e saj se në Gjakovë do të investohet jo vetëm në lëmin e trashëgimisë kulturore historike, porse edhe në ekonomi, në joshjen e investitorëve nga Turqia, pasi që, siç pohoi më tej ambasadorja turke, që sa kohë ne kemi praktika të mira bashkëpunimi me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.