Ansambli Gjakova me Koncert festiv
Muaji i festave të fundvitit vazhdon të pasurohet me koncerte e veprimtari tjera kulturore sipas një agjende të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Gjakovës. Në këtë kuadër, Ansambli i këngëve popullore “Gjakova”, nën udhëheqjen artistike të Shkëlqim Rracit të mërkurën mbrëma mbajti koncert me këngë e valle të interpretuara nga këngëtarë nga Gjakova. Shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit në foajenë e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi, solistët e Ansamblit me sukses interpretuan këngë dhe potpuri të zgjedhura popullore. Me këtë rast u prezantuan: Genti Bytyqi, Ardian Këpuska, Arsim Nushi, Emil Tafarshiku, Erisa Koshi, Doruntina Thaqi, Blin Bicurri, Viola Bejtullahu e të tjerë solistë të Ansamblit.
Një nga pikat më atraktive të programit ishte interpretimi i një valleje popullore nga Eri Rraci. Tingujt magjeps të violinës ngazëllyen të pranishmit. Eri edhe këtë herë dëshmoj talentin e tij të madh për violinën dhe se para tij është një karrierë e shkëlqyeshme.
Marrë në tersi edhe koncerti i sontem dëshmojë punën profesionale të instrumentistëve dhe këngëtarëve gjakovarë që po vazhdojnë me sukses kultivimin e muzikës popullore dhe të traditës së qytetit për këngën