Në Edicionin e 55-të të Festivalit Ndërkombëtar të Folkorit “Zakopane 2024” që u mbajt në Poloni, Ansambli “Isa Boletini” nga Rogova me nder e krenari përfaqësoi Republikën e Kosovës në mesin e shumë shteteve nga e gjithë bota.
Grupi artistik i këtij Ansambli mori çmime si:
* Instrumentali më autentik në instrumente popullore – interpretuar nga Sefedin Hoti.
* Paraqitja më tradicionale e në instrumente, lojëra burimore folkorike – interpretuar nga grupi artistik i Ansamblit “Isa Boletini”.
* Grupi instrumental me paraqitjen më autentik në skenën e festivalit – intepretuar nga: Qazim Quni, Valon Sina, Hajdar e Amir Sina.
“Kjo pjesëmarrje në këtë festival do të ishte e pamundur pa kontributin e madh të drejtorit Agron Ramadan Shala, kryetarin Mehmet Shala, udhëheqësit artistik Blerim Gashi, sekretarit organizativ Valmir Gashi, koordinatore Shqipe Morina dhe Floriana Hoti si dhe falenderim të veçantë për djemt edhe vajzat tona të cilët ishin të shkëlqyer në paraqitjet skenike gjatë festivalit. Falenderojmë gjithashtu edhe bacën Rizan Nasufaj që na u bashkua në këtë rrugëtim duke n’a krijuar momente të paharruara së bashku. Falenderojmë kompaninë turistike “MENDI TOURS”, ATM Fiber që ishin përkrahës në këtë aktivitet madhor”, thonë drejtues të Ansamblit.