Ansambli “Shkelzen Doli” me koncertin Nostalgji Festivalesh
Ansambli “Shkelzen Doli” nën udhëheqjen artistike të Ruzhdi Sadikut mbrëmë shfaqi koncertin e radhës “Nostalgji Festivalesh” me këngë nga projektet më të njohura muzikore të festivaleve të muzikës argëtuese, të mbajtura ndër vite në Kosovë e Shqipëri e për shpërblim mori duartrokitjen e gjatë nga publiku, që kishte mbushur pallatin e kulturës Asim Vokshi. Koncerti ka filluar me videoprojektin e këngës “Arbëreshës sime” e mbushur me tingujt magjeps të violinës së Shkelzen Dolit dhe ka përfunnduar me këngën e grupit “Këngë moj buqit në male” dhe duartrokitjet e gjata që kanë shoëruar të gjithë këngëtarët pjesëmarrës. Orkestri që përcolli këngëtarët tregoj një profesionalizëm të rrallë, ndërsa publiku duke kënduar herë-pashere dëshmojë se këto hite që po këndoheshin kanë mbetur thellë në shpirtin e adhuruesve të muzikës. Me sukses u prezantuan këngëtarët: Agim Basha, Valon Shehu, Vesa Smolica, Festina Mejzini, Albi Xhepa, Vlona Boshnjaku, Muharrem Mici, Neki Emra, Fehmi Xharra, Arsim Nushi dhe Genti Haxhikadija. Solistët u prezantuan me këngët e kompozitorëve të njohur , si Avni Mula, Tish Daija, Feim Ibrahimi, Musa Piperku e tjerë.
Mysafire e koncertit ishte këngëtarja Rovena Dilo e cila solli dy këngë të paharruara “Në Shkodër të vish” dhe “Rrjedhë në këngë e ligjërime”. Dilo u largua e entuziazmuar nga mikpritja në Gjakovë. Ajo tha se ka përjetuar momente të lumtura mes publikut gjakovar dhe Gjakovës që I ka dhënë shumë historisë dhe kulturës shqiptare.