Gjakovapress

Ansambli “Shkelzen Doli” me koncertin Nostalgji Festivalesh

Ansambli “Shkelzen Doli” nën  udhëheqjen artistike të Ruzhdi Sadikut  mbrëmë  shfaqi koncertin e radhës “Nostalgji Festivalesh” me këngë  nga projektet më të njohura  muzikore të festivaleve të muzikës argëtuese, të mbajtura ndër vite  në Kosovë e Shqipëri  e për shpërblim mori  duartrokitjen e gjatë nga publiku,  që kishte mbushur pallatin e kulturës Asim Vokshi. Koncerti ka filluar  me videoprojektin e këngës “Arbëreshës sime” e mbushur me tingujt magjeps të violinës së Shkelzen Dolit dhe ka përfunnduar me  këngën e grupit “Këngë moj buqit në male” dhe duartrokitjet e gjata që kanë shoëruar të gjithë këngëtarët pjesëmarrës.  Orkestri që përcolli këngëtarët tregoj një profesionalizëm të rrallë, ndërsa publiku duke kënduar herë-pashere dëshmojë se këto hite që po këndoheshin kanë mbetur thellë në shpirtin e adhuruesve të muzikës. Me sukses u prezantuan këngëtarët: Agim Basha, Valon Shehu, Vesa Smolica, Festina Mejzini, Albi Xhepa, Vlona Boshnjaku, Muharrem Mici, Neki Emra, Fehmi Xharra, Arsim Nushi dhe Genti Haxhikadija. Solistët u prezantuan me  këngët e  kompozitorëve të njohur , si Avni Mula, Tish Daija, Feim Ibrahimi, Musa Piperku e tjerë.

Mysafire e koncertit ishte këngëtarja Rovena Dilo e cila solli dy këngë të paharruara “Në Shkodër të vish” dhe “Rrjedhë në këngë e ligjërime”. Dilo u largua e entuziazmuar nga mikpritja në Gjakovë. Ajo tha se ka përjetuar momente të lumtura mes publikut gjakovar dhe Gjakovës që I ka dhënë shumë historisë dhe kulturës shqiptare.

Exit mobile version