Monday, March 10, 2025
AktualeLajme

Aplikuan 500 pensionist kontributdhënës

PensionistQeveria e Kosovës kohë më parë kishte marrë vendim për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve, në pajtim me ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti e që si vendim ishte mirëpritur nga kjo shtresë e popullatës e cila për këto 16 vite ishin lënë në gjendje të mjerueshme. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në këtë vendim kishte kërkuar nga gjithë kontributdhënësit që të sjellin dëshmi për kualifikimin e tyre dhe të aplikojnë për pensionet bazë që do të jenë 158 euro dhe me të hyrë në fuqi ky vendim, pensionistët do të marrin pensionet e tyre në mënyrë retroaktive nga janari 2016.

Kjo thirrje kishte nxitur pensionistët të vrapojnë pas dokumenteve të nevojshme. Në komunën e Gjakovës si pensionistë kontributdhënës konsiderohen rreth 3 mijë, ndërsa deri më sot sipas Myzaqete Radogoshit, drejtoreshë e Zyrës rajonale të Administratës së Pensionistëve në Gjakovë, në sportelet e këtij institucioni, kanë aplikuar rreth 500 pensionistë.
‘Me dorëzimin e certifikatës sw lindjes, kopjes sw Lejes sw njoftimit dhe dokumentit pwr shkollimin e arritur, pensionisti kontibutdhënës hynë në sistem’ ka thënë Radogoshi.
Përmes këtij vendimi çdo pensionisti i cili ka 15 vjet përvojë pune në mënyrë automatike do t’i njihet përvoja shtesë e punës prej 25 vitesh. Kjo nënkupton që pagesa e pensionit kontributiv i cili është sot 140 euro të ngritët në 158 euro si bazë fillestare për kalkulimin e kontributeve apo kualifikimeve tjera. Sipas këtij vendimi praktikisht po ju njihet përvoja e plotë e punës të gjithë atyre që kanë pasur 15 vjet përvojë pune si kusht për ta fituar statusin e pensionistëve kontributdhënës. Në mungesë të dokumentacionit të kompletuar për këtë pjesën tjetër të përvojës qoftë gjatë okupimit, qoftë gjatë luftës dhe me këtë po arrinë baza e pensionit kontributdhënës në 158 euro. Mbi këtë 158 euro mbetet që pastaj të hartohen dhe të qartësohen kriteret nga komisioni lidhur me efektet që do t’i ketë kualifikimi në pensionet kontributdhënëse. Efektet e këtij vendimi më pas do të jenë në përputhje me nivelin e shkollimit dhe kualifikimeve.