Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Arberie Nagavci kandidon për kryetare të komunes

Arberie nagavciKandidatja e Levizjes “Vetvendosje” për kryetare të Gjakovës Arbërie Nagavci ka premtuar se në rast të fitores së saj në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të angazhohet për ndryshime pozitive në të mirë të qytetarëve të Gjakovës, ndërsa fokus kryesor i këtyre ndryshimeve mbetet zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenjes së qytetarëve. Këto premtime Nagavci i ka bërë të entjen në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës së saj, ceremoni në të cilën përpos emrit të kandidates për kryetare është publikuar edhe një pjesë e listës së kandidatëve për asamblenë komunale të Gjakovës.

“Kjo nuk është një garë në mes meje dhe kandidatëve tjerë. Kjo është një garë për ta bërë një ndryshim. Kjo është një garë për të ngjallur besimin se bashkë mund të bëjmë më shumë për të mirën e këtij vendi. Është një garë që pushteti të jetë për popullin e jo anasjelltas, siç ka qenë deri tani”, ka thënë Nagavci.

Duke folur para të pranishmëve, kryetari i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti ka thënë se ky subjekt politik është e vetmja alternativë për qytetarët e Kosovës, e rrjedhimisht edhe për ata të Gjakovës, prandaj i ka ftuar gjakovarët që pa hezitim ta përkahin zonjën Nagavci, nëse me të vërtetë i duan ndryshimet dhe e duan një jetë më të mirë.

Arbërie Nagavci fillimisht e ka fituar garën e brendshme në lëvizjen Vetvendosje përballë kundërkandidatit Jakup Dobroshi, në një proces që nga zyrtarët e Vetvendosjes u konsideruar si shumë i rregullt dhe transparent. Nagavci në zgjedhjet e brendshme e ka fituar besimin e rreth 87 % të anëtarësisë së Lëvizjes Vetvendosje.