“Kjo nuk është një garë në mes meje dhe kandidatëve tjerë. Kjo është një garë për ta bërë një ndryshim. Kjo është një garë për të ngjallur besimin se bashkë mund të bëjmë më shumë për të mirën e këtij vendi. Është një garë që pushteti të jetë për popullin e jo anasjelltas, siç ka qenë deri tani”, ka thënë Nagavci.
Duke folur para të pranishmëve, kryetari i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti ka thënë se ky subjekt politik është e vetmja alternativë për qytetarët e Kosovës, e rrjedhimisht edhe për ata të Gjakovës, prandaj i ka ftuar gjakovarët që pa hezitim ta përkahin zonjën Nagavci, nëse me të vërtetë i duan ndryshimet dhe e duan një jetë më të mirë.
Arbërie Nagavci fillimisht e ka fituar garën e brendshme në lëvizjen Vetvendosje përballë kundërkandidatit Jakup Dobroshi, në një proces që nga zyrtarët e Vetvendosjes u konsideruar si shumë i rregullt dhe transparent. Nagavci në zgjedhjet e brendshme e ka fituar besimin e rreth 87 % të anëtarësisë së Lëvizjes Vetvendosje.