Arbiesi në rolin kryesor në filmin”Ti mund të më quash Xhon”
Aktori i ri gjakovar Arbies Komoni është paraqitur në rolin kryesor të filmit televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, i cili këto ditë ka pasur premierën në Tiranë. Regjinë e këtij filmi e kanë bërë Dionis dhe Klajdi Papadhimitri. Ndërsa aktori Komoni luan rolin e Xhonit, një adoleshent simpatik, i cili shkaku i kushteve të vështira është shpërngulur në Tiranë bashkë me familjen. Aty ai gjen Lornen dhe fillon një histori dashurie në të cilën implikohen shumë personazhe për ti lënë rrjedhen një sërë ngjarjesh plot sfida, kurthe e aventura. Sipas Komonit është një film dinamik, me plot ngjyra e jetë, plazhe, festa, udhëtime, konflikte dhe dashuri. Por edhe i përshtatshëm dhe i këndshëm për tu parë nga çdo brez e çdo individ.
Në film spikasin aktorët e rinj në rolet protagoniste si Arbies Konomi dhe Nevina Shtylla, dy të rinj që në film dashurohen marrëzisht duke sfiduar kundërshtitë e shoqërisë që i rrethon.
“Në momentin që vdes dashuria dhe pasioni unë mendoj se vdes njerëzimi, prandaj më pëlqen romaca në këtë pikë” thotë aktori Arbies Konomi.
“Por secila kohë ka sfidat e veta në marrëdhënien çift” shton ai.
Aktorja Nevina Shtylla ka lavderuar punën e përbashkët me Arbiesin duke shtuar se “…jam ndjerë mjaftueshëm mirë, jo vetëm për faktin që kam patur Arbiesin një partner shumë të mirë në krahë, që më ka ndihmuar në situata shumë të vështira”.
Në këtë flim i cili po vazhdon të shfaqet në kinematë e Tiranës, përveq Arbies Komonit, luajnë edhe Nevina Shtylla, Genti Kame, Ermira Gjata, Gezim Rudi, Arben Derhemi, Indrit Çobani, Eva Murati dhe Rovena Dilo. Sipas Komonit ky film do të ketë edhe versionin e zgjeruar televiziv prej 5 episodave, që do të transmetohen në Televizionin publik TVSH.