Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Ardian Gjini – E palejueshme dalja masive në Shkugëz

Dalja masive e gjakovarëve ditën e martë në Shkugëz ka alarmuar kryetarin e komunës Ardian Gjini I cili I është drejtuar bashkëqytetarëve me një apel

“Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë dhe shumë të lartë që secili prej nesh të infektohet me koronavirus, shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe shumë institucione tjera. Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë!

Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz. Kjo sjellje e disa njerëzve është skajshëm e papërgjegjshme kundrejt familjeve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Kjo është injorancë e skajshme. Distancimi social është e vetmja mënyrë për ta shmangur një të keqe edhe më të madhe. Shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët”, thuhet në apelin e Gjinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *