Të dyja motrat studente të Universitetit të Prishtinës- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës. Dafina është në përfundim të studimeve të Masterit, ndërsa Laura është në përfundim të studimeve Bachelor.
Ky konkurs organizohet çdo vit, që nga viti 1994 nga UN-habitat dhe ICCC (International Council for Caring Comunities). Konkursi është i hapur për të gjitha universitetet dhe studentët e arkitekturës anë e mbanë botës.Dafina dhe Laura kishin konkuruar si studente të Fakultetit të Arkitekturës dhe gjatë punës së projektit të tyrë janë konsultuar edhe me profesorin Ilir Gjinolli, ligjërues në Fakultetin e Arkitekturës.
Qëllimi i kësaj gare është që të krijohen zgjidhje të veçanta për integrimin e të gjitha moshave në shoqëri, qoftë objekt, grup objektesh apo edhe hapësira publike. Kriteret që cilësojnë zgjidhjet e bëra nga konkurrentët janë: projekt shembull- i cili mund të bëjë ndryshime, kontribuimi për krijimin e një shoqërie për të gjitha moshat dhe zgjidhje e replikueshme në vende të ndryshme.
“Zgjidhja që bëmë ka rezultat objektin për të gjitha gjeneratat, hapësirat sociale dhe ato publike, është respektuar projekti në realizim e sipër i parkut të Gjakovës, është riorganizuar pjesa e parkut ekzistues në qendër të Gjakovës si dhe është vendosur objekti me destinim banimi, pune dhe hapesirave sociale e rekreative”, tregon Dafina .
“Këtu, qytetarë të Gjakovës apo më gjerë do të mund të ushtrojnë zanatet e tyre, gjë që e cilëson edhe traditën e këtij qyteti, njerëzit në moshë të shtyer do të mund të kyqen në punë, t’ju përcjellin diturinë e tyre gjeneratave që vijojnë, do të krijojnë produktet e pse jo edhe t’i shesin ato”, shton Laura.
Projekti i tyre në këtë mënyrë do të mundësojë angazhimin e njerëzve të të gjitha moshave, duke e ruajtur traditën, duke e pasqyrurar atë tek të gjithë dhe në anën tjetër do të rezultojë me një shoqëri të shëndoshë, fizikisht dhe psiqikisht aktive.
“Me këtë rast, besojmë që kemi mësuar shumë, kjo paraqet një përvojë në vete dhe na vjen mirë që edhe rezultati i punës tonë prej 3 muajsh u shpagua. Pos tjerash, në konkurs u paraqitem për herë të parë si studente kosovare të Arkitekturës”, shtuan motrat Shllaku.
Projektit do të prezantohet më 17 dhe 18 shkurt, kur fituesit do të kenë mundësinë e paraqitjes së punës së tyre në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork