Në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë ka filluar shpërndarja e insulinave për muajin e shkuar. Edhe me këtë rast ka mungesë për një sasi të insulinës Levemir. Ndryshe Diabetikët që shfrytëzojnë insulinën këtë muaj janë të detyruar që të sjellin raportin e ri nga specialist. Kjo ngjan dy herë në vit duke rifreskuar raportin mbi llojin dhe sasinë e insulines. Raporti i parë dorëzohet në Janar-Qershor dhe raporti dytë Qershor- Dhjetor. Aktualisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Gjakovë janë 1 mijë e 95 pacientë me diabet që cdo muaj tërheqin insulinën.