Saturday, March 8, 2025
Sporti

Arsim Gojani në krye të shtabit teknik të Vëllaznimit

Marrveshje mes Agim Canes, Shkelzen Gashit dhe Arsim Gojanit e arritur në mbrëmjen e së shtunes

Pas riorganizimit në KF Vellaznimi me kryetarin Agim Cana kanë ardhë lajmet e reja. Është emëruar në krye të shtabit teknik, Arsim Gojani, trajner me përvojë që kishte bërë  që skuadra gjakovare të kthehej në superligë.
Më parë flitej për angazhimin e Bylbyl Sokolit, kryetrajner, por për drejtuesit e klubit duket se opsioni më i përshtatëshem ishte Artsim Gojani ish futbollist i Vëllaznimit dhe skuadrave tjera, me një përvojë të suksesshme si trajner.
Gjakovapress.info i uron suksese Cimit,(sic e therrasin)  në rrugëtimin e vështirë të këndelljes së skuadres së Vëllaznimit në stinorin pranveror të superliges së futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *