Arsim Gojani sërish trajner i Vellaznimit
Timonin e skuadrës së futbollit Vëllaznimi në kampionatin e ri të Ligës së parë do ta marrë sërish trajneri Arsim Gojani. Këtë e ka bërë të ditur të enjten paradite, kryetari i klubit FC Vellaznimi, Shkëlzen Gashi. Ky emërim i Gojanit, erdhi pasi ditë më parë është shkarkuar kryetrajneri Skender Shengyli.
Arsim Gojani, timonin e klubit do ta marrë nga dita e premte, një ditë para ndeshjes miqësore me Prishtinën, ndërsa në shtabin teknik do të jenë trajnerët Haxhi Kurhasku dhe Fatos Brahushi.