Gjakovapress

Arsim Gojani sërish trajner i Vellaznimit

Arsim GojaniTimonin e skuadrës së futbollit Vëllaznimi në kampionatin e ri të Ligës së parë do ta marrë sërish trajneri Arsim Gojani. Këtë e ka bërë të ditur të enjten paradite, kryetari i klubit FC Vellaznimi,  Shkëlzen Gashi. Ky emërim i Gojanit, erdhi pasi ditë më parë është shkarkuar kryetrajneri  Skender Shengyli.
Arsim Gojani, timonin e  klubit do ta marrë nga dita e premte, një ditë para ndeshjes miqësore me Prishtinën, ndërsa në shtabin teknik do të jenë trajnerët  Haxhi Kurhasku dhe Fatos Brahushi.

Exit mobile version