ARSIMI SHQIP NË KOSOVË NË KUSHTET E OKUPIMIT (1990-1999)
Shkruan: Prof.dr. Ruzhdi Sefa
…. Unë posaçërisht i kujtoj rrethanat sfiduese gjatë viteve 1990-ta kur pushteti serb suprimoi me dhunë mësimdhënien në gjuhën shqipe në institucionet edukative arsimore deri në shkallë universiteti dhe pushoi me dhunë nga puna që nga referentët e zyrtarët tjerë shqiptarë deri të profesorët . Ndonëse ishim shumë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e këtyre zhvillimeve sfiduese, shumica nga kuadri universitar që jetonim në Gjakovë si: prof. Besim Bokshi, prof. Bardhyl Çaushi, prof. Jakup Nushi, prof. Qamil Gexha, prof. Qamil Haxhibeqiri, prof. Minir Efendija, prof. Behxhet Zhuja, prof. Ismajl Gojani, prof. Abdyl Bunjaku, prof. Januz Bunjaku prof. Talat Efendija, prof. Shaban Buza,prof. Hashim Kwpuska, prof. Besnik Hoxha, prof.Setki Dafota, prof. Ibrahim Ponosheci, prof. Masar Caka, prof. Halil Muhaxheri,prof. Mehbije Dushi-Zherka,ass. Ilmi Zherka, ass. Neki Dërvishi ass.Aziz Dujaka,ass. Mirlinda Mula, ass. Eda Domi-Vula,ass. Mimoza Polloshka,ass. Burim Kamishi, ass. Drita Konxheli-Radoniqi, ark. Masar Dushi, ark, Dukagjin Hasimja, ass. Mentor Thaqi… rrugëtonim me ditë e muaj në relacionin Gjakovë-Prishtinë-Gjakovë dhe i mbanim ligjëratat rregullisht, fal frymës, para së gjithash, arsimdashëse e patriotike. Në këtë mision na përbashkonte fati i të qenit objekt potencial keqtrajtimesh dhe kërcënimesh të forcave policore duke llogaritur edhe në atë që nga çasti në çast situata mund të eskalonte.! Dhe nuk jemi dorëzuar ngase ka pasur shumë entuziazëm dhe idealizëm për të ruajtur nivelin e shkollimit të lartë në gjuhën shqipe me çdo çmim jo vetëm nga pedagoget por nga populli mbarë.
- Mësimdhënësit mbajtën mësim 7 muaj pa kurrfarë kompensimi material, e pastaj me paga shumë të ulëta prej 80-100 marka gjermane.
- Shkrimi plotë në Gjakovapress 169 online