Art Luzha lojtari më i mirë në ndeshjen Kosovë:Ukrainë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll U18 po merr pjesë në EURO 2016 Divizioni B që po mbahet në qytetin bregdetar Varna . Kosova në ndeshjen e parë të zhvilluar të hënën pësoi humbje 11:22 (6:10) ndërsa portieri gjakovar Art Luzha nga zyrtarët e EURO u shpall lojtari më i mirë Siç raportohet nga Varna e Bullgarisë, në pjesën e parë të lojës tanët luajtën mirë dhe forcat ishin të barabarta mirëpo, në pjesën e dytë djelmoshat tan ishin më inferior ngase bankina ukrainase ishte më cilësore dhe humbja ishte e paevitueshme. Duhet theksuar se Djelmoshat e Kombëtares i humben edhe 5 penalti (7m),
Kosova në grup ka edhe Kombëtaret e Hungarisë, Ukrainës, Maqedonisë, Qipros dhe Armenisë, kurse ne grupin A janë Bullgaria, Turqia, Finlanda, Luksemburgu dhe Ishujt Farao.
Të martën Kosova përballet me Hungarinë po ashtu ne ora 16:00.