Këngëtari gjakovar Artan Bakija ka arritur edhe një sukses në karrierën e tij muzikore. Në Shkodër, në Festivalin tradicional “Prandvere me kangë” që u mbajt me 20 dhe 21 mars, nga juria profesionale u nderua me çmimin “Performanca më e mirë vokale”. Në këtë festival, Artan Bakija u prezantua me këngën e tij me titull “Sa herë vij me nejtë në Shkoder” me tekst të Shkëlqim Rracit dhe Okrestrim të Ylber Asllanajt.