Artan Korenica ekspozon foto në Rumani
Ekspozita e fotografit gjakovar, Artan Korenica, e titulluar “Mos më shiko me përbuzje”, përfshin gjithsej 40 fotografi të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, njohton portali koha.net.
Ekspozita nga dita e nesërme do të shfaqet për publikun rumun në ambientet e Muzeut Kombëtar të Bukureshtit dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 shkurt 2013.
Fotografi Artan Korenica filloi realizimin e projektit më shumë se një vit më parë, i inspiruar nga ngjarje të vërteta të diskriminimit të komuniteteve të lartpërmendura, transmeton panorama.
Siç thotë, ai ka ndjerë obligim që përmes punës së tij artistike të bëjë një hap të vogël kundër diskriminimit të njerëzve.