Saturday, December 28, 2024
Aktuale

Asamblea komunale : Zvicra 1 milion e 300 mijë euro për ujin e pijes  

asambleaKryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar  të mërkuren në mbledhjen e rregulttë të Asamblesë Komunale se ka marrë  konfirmimin se Qeveria Zvicerane ka miratuar tri projekte të ujit të pijshëm me vlerë prej një milion e treqind mijë euro të cilat do të implementohen në rajonet e Rekës së Keqe, Lugut të Çaragojës dhe të Dushkajës. Realizimi i këtyre projekteve do të fillojë në vjeshtë të këtij viti dhe do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm. Ky njoftim nga kryetarja Mimoza Kusari Lila ka ardhur edhe pas kërkesës së grupit të këshilltarëve të AAK-së që të anulohet vendimi i mbledhjes së jashtëzakonshme për ndërrimin e kodit prej 200 mijë euro që më parë ishte dedikuar për ujë të pijshëm për rajonin e Rekës së Keqe dhe të Dushkajës. Kjo kërkesë për hyrje në rend dite hasi në kundërshti dhe me 22 vota kundër nuk u votua.

Në mbledhjen e Asamblesë Komunale  që u mbajt nën kryesimin e Luan Golës,  është diskutuar rreth raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjakovës për vitin e përfunduar me  31 dhjetor 2013. Nga shumica e këshilltarëve komunal u vlerësua si tejet e rëndë, me gjetje  per shkelje në menaxhimin e parasë publike,  me punësime, etj.

Në raportin e komisionarëve shkelje janë evidentuar edhe në Ndërmarrjen Komunale Publike “Çabrati”, “Ngrohtorja e Qytetit” si dhe në Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” për vitin 2013.

Për performancë të dobët, humbje të vazhdueshme dhe keqpërdorimit, Asambleja Komunale votoi fillimin e procedurës për shkarkimin e Bordeve të tri këtyre ndermarrjeve.  Në këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti i Auditorit për Komunën e Gjakovës.