Ashper kunder manipuluesve te votes
Ata që kanë një rol kyç për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos në diten kur votohet, ne nje takim kanë dhënë “fjalë të forta” se kësaj rradhe s’do ketë lëshime e as tolerime për ata që tentojnë të manipulojnë votën e qytetarëve.
“Në tërë teritorin e Kosovës do të jenë 50 prokurorë kujdestar e përveç tyre edhe shumë hetues nga policia e Kosovës. Do të ketë masa ndaj çfarëdo tentimi të manpulimit të votës së qytetarëve e për dallim prej herave të kaluara, parim kryesor do të jetë ndalim – arrestimi. Pra, në ato raste kur policia do të verifikojë parregullsi apo manipulim, automatikisht do të ketë arrestime”, ka thënë Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje e caktuar nga Prokurori i shtetit në takimn ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë tjerë të lartë nga Prokuria e Shtetit, Policia dhe KQZ-ja.
Ajo ka apeluar tek njerëzit që të raportojnë çdo parregullsi që e shohin qoftë para qendrave të votimit, qoftë në vendvotime apo qfarëdo kanosje apo shantazhi që lidhet me të drejten e votimit. “Ne jemi për ta ruajtur votën, sepse vota është e shenjtë. Votimi është një proces demokratik dhe ne jemi të vendosur ta ruajmë këtë proces”, ka vazhduar ajo.
E Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tregoi për ndryshimet në Kodin e ri penal të Kosovës dhe masat ndëshkuese. “Nga 8 vepra sa kanë qenë deri me tani, Kodi i ri Penal parasheh 11 vepra të keqpërdorimeve në zgjedhje. Bashkë me këtë janë rritur edhe masat ndëshkuese për keqpërdoruesit, nga 3 deri në 5 vjet dhe kjo do të ndikojë dukshëm në mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë Rexha.
Por, fjalët nuk po shoqërohen me vepra nëse shikohet puna e Prokurisë dhe Gjykatës e cila për keqpërdorime në zgjedhjet e 2010-ës, nga 32 raporte preeleminare janë ngritur 13 akuza me 76 persona të akuzuar. Deri me tani dy raste kanë përfunduar dhe janë denuar dy persona, njëri me burg e tjetri me gjobë, ndërsa 11 raste tjera vazhdojnë të jenë në shqyrtim e sipër.
Por, sipas Gëzim Pozhegut, Gjyqtar kujdestar për zgjedhje, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, këto vonesa kanë ndodhur për shkak të çështjeve të brendshme.
“Me ligjin e ri këto vepra kanë kaluar në kompetencë të departamentit për krime të rënda, prandaj ka pasur edhe vonesa. Megjithatë, këto 11 raste janë në procedurë dhe presim të përfundojnë shumë shpejtë”, ka thënë Pozhegu.