Gjakovapress

AUTOMOBILIZMI NË GJAKOVË

 

 

90 vjet të automobilizmit në Gjakovë

 

Intervista:  Emin RIZVANOLLI

 

Qyteti i Gjakovës ka  90 vjet qysh kur në rrugët e veta ka parë automobilin e parë. Ishte një ngjarje e veçantë për banorët e asaj kohe. Me vitet, familjet gjakovare filluan të merren më seriozisht me automobilizmin. Një nga këto familje gjakovare ishte edhe familja Rizvanolli.

Se si  ka ecur zhvillimi i automobilizmit në qytetin e Gjakovës këtë do ta mësojmë nga bashkëbiseduesi ynë Emin Rizvanolli,  i cili me përkushtim i është qasur kësaj çështjeje. Ka mbledhur materiale shumë të vlefshme që flasin për rrugëtimin e automobilizmit në Gjakovë.

 

 Çka ishte ajo qe ju ka shtyre te përkushtoheni për automobilizmin?

– Unë rrjedh prej një familjeje e cila tradicionalisht është marrë me zejen e vozitësit d.m.th familja ime ka nxjerrë  po thuajse vozitësit e pare në qytet, kështu që prej fëmijërisë kam pas si pasion …Meqenëse te  axhët e mi kam asistua kur ata kanë punuar dhe kështu që më ka ra me njohtë shumë rreth kësaj lëmie .

 

Familja Rizvanolli të cilës ju i përkisni është nder familjet e para qe është marrë me automobilizëm ose ka pas vetura kamioneta, autobusë e tjera . Kush janë nga familja Rizvanolli të parët qe janë marrë me automobilizëm?

 

Nga familja Rizvanolli i pari ka qenë Ademi i cili ka mësuar 3 vite në Tiranë zejen e mekanikut dhe niëherit edhe të vozitësit. Pas tij ka dal  i vëllai Qazimi,  pastaj Nazimi  gjegjësisht Naku ( si i kanë thonë në atë kohë mjeshtër Naku),dhe i katërti me radhë ka qenë Shyqeriu . Katër vëllezër kanë qenë shoferë të viteve të tridhjeta.

 

Familja Rizvanolli 1

Ne foto: Adem, Qazim, Nazim-(Usta Naku) dhe Shyqeri Rizvanolli

Ademi ka qene shofer qysh ne vitin 1928

Po çka flasin fillet e para të automobilizmit? Përpara veturave me katër rrota kanë qenë ato biçikletat e njohura . A ke marrë ndonjë të dhënë se kush e solli biçikletën e parë në qytetin e Gjakovës?

-Po! Biçikletën e parë në qytetin e Gjakovës e ka sjell Haxhi Vehbi Zhubi prej shteteve Arabe në vitin 1909. Ai atje ka punuar si konduktori i trenave dhe me tu kthyer në Kosovë gjegjësisht në Gjakovë  ndalon në Selanik të Greqisë dhe e blen një biçikletë e cila ishte dedikuar për një oficer turk e i cili kishte hequr dorë nga ajo. Kështu që e njëjta ishte për shitje dhe atë e bleu Haxhi Vehbiu .Kjo biçikletë evidentohet si biçikleta e parë në qytetin e Gjakovës.

Ne foto: Haxhi Vehbi Zhubi- I cili e solli biçikletën ne Gjakove 1909

 

 

Dhe pas biçikletës e cila sigurisht se ka qenë shumë interesante për banorët e asaj kohe në qytetin e Gjakovës,  sepse ka qenë një gjë e re, ka ardhë automobili. Ke mbledhë mjafte shënime,  ke biseduar me njerëz të moshuar,  çka thonë ata,  cili është varianti rreth asaj se kush  e solli automobilin i pari në Gjakovë?

 

Foto: Pashë Ibrahim Vula I cili solli veturën e parë në Gjakovë 1923

 

– Automobilin i pari në Gjakovë e ka sjellë Pashë Ibrahim Vula. Këtë e  kam vërtetuar me Haxhi Vehbi Meqen i cili në atë kohe i ka pasur 17 vjet . Ky ka  qenë i lindur me 1906 kështu qe edhe 17 vjet sa i ka pasur kur ka ardhur makina e parë faktikisht i bie që makina e parë ka ardhur me 1923. Atë e ka sjellë Pashe Ibrahim Vula .Ka qenë një makinë amerikane Chevrolet. Më pastaj më vonë ai e ka sjell edhe makinën e dytë të markës” Fiat”,  dmth i ka pas dy makina të cilat i ka përdorur vetëm për veti . Ai nuk i ka përdorur as si taksi apo ndonjë nevojë tjetër,  por thjeshtë,  ka qenë i pasionuar pas makinave.

Ardhja dhe paraqitja  e automobilit të parë në Gjakovë ka qenë diçka kurioze për qytetarët.

Shumë kurioze, shumë interesante , njerëzit kanë vrapuar pas makinës pasi qe makinat kanë qene gjë e rrallë dhe njëkohësisht e jashtëzakonshme për kohën pasi qe makina e parë qe qarkullon në këto anë është diku rreth vitit 1918, makinë kjo e ushtrisë austro-hungareze . Ata vijnë me kamion këtej pari për të vazhduar në regjionin  e Prizrenit kur edhe kalojnë nëpër Gjakovë.( Informatë kjo sipas një shënimi që na jep profesor Esat Haskukaj i cili thotë se makinat e para ose kamionët e parë qe janë parë në këto treva kane qenë të ushtrisë austro-hungareze ne vitin 1918)./Zeki Vehapi/

(vazhdimi në “Gjakovapress” nr. 5)

 

Exit mobile version