“Një legjendë për dashurinë” është një shfaqje me karakter kombëtar. Në këtë shfaqje përmes historisë së dashurisë së çiftit Borana dhe Bajrori përshkruhet historia jonë kombëtare me rëniet dhe ngritjet që ka pasur kombi ynë, deri në shpalljen e Pavarësisë. Shfaqja është e gërshetuar edhe me muzikë kombëtare të disa kompozitorëve tanë. Aty dëgjohen pjesë nga vepra e Rexho Mulliqit marrë nga baleti “Nita” dhe veprën orkestrale “Rapsodi shqiptare” të Kara Karajevit” theksoi Ahmet Brahimaj, drejtori I Baletit Kombëtar të Kosovës.
Kryepersonazhet, Teuta Krasniqi që luan rolin e Boranes dhe Bajrori në interpretim të Fatmir Smanit pas shfaqjes në Gjakovë thanë se mesazhi I shfaqjes i fshehur nën koreografinë e shfaqjes “Një legjendë për dashurinë” , të rrëfyera përmes muzikës e vallëzimit është lindja e kombit shqiptar, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, por edhe shpresa për vazhdimin e ekzistencës
Ata u ndjen shumë mirë pas duatrokitjeve të gjata që morën në skenë, duke theksuar se një arritje e Trupës së baletit me këtë shfaqje është kurorëzim I punës së madhe dhe përkushtuese që është bërë nën përkujdesjen e koreografit.