Është zhvilluar edhe java e pestë e Ligës së parë të basketbollit të Kosovës. Basketbollistët e Vëllaznimit të prirë nga kryetrajneri Hashim Rraci, kanë shënuar fitoren e pestë me radhë, kësaj here me ekipin Skenderaj 96-82. Në konkurrencën e femrave, Vëllaznimi që bënë gara në superligë ka luajtur në Prishtinë me Sigal Prishtinën dhe ka pësuar humbje 69:27.