KB Vëllaznimi ka ngelë pa basketbollistë cilësorë. Për dallim nga stinori vjeshtor, këtë stinor nuk janë edhe disa basketbollistë cilësorë që për pak para ikën në klube tjera. Kjo flet për gjendjen e rëndë financiare në klub që është për tu habitur se në çfarë shkalle ka rënë!!! Aktualisht janë ata pak entuziast që po e mbajnë gjallë sportin e basketbollit në elitë, por është për tu habitur se si “ia kthyen shpinën basketbollit” duke harruar traditën që dikur kishte Gjakova.
Vërtetë kush ka menduar se basketbolli gjakovarë do të vjen në këtë gjendje. Duket se sinjali kuq është ndezur, sepse një rrjedhë e këtillë në klub, qon edhe kah shuarja!!! A ka kush që e mbështet klubin e basketbollit Vëllaznimi?