Basketbolli i sjell Gjakovës trofe pas gati tri dekadash!
Ka kohë që sportistët gjakovarë të kenë sjellë trofe në Gjakovë. Këtë e bëri KB Vëllaznimi duke fituar edicionin e katërt të Ligës Unike. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Vëllaznimi e fitoi ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 91:88 pas vazhdimit prej pesë minutash.
Më i miri në fitoren e Vëllaznimit ishte Azemi që shënoi 24 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.
Ky sukses ka gëzuar pa masë tifozerinë që mbështeti skuadren kuq e zi në Prishtinë dhe gjithë ata që e ndoqen këtë ndeshje permes ekranit televiziv.