Kur jemi te klubi i basketbollit Vëllaznimi të themi se, KB “Vllaznimi” këto ditë ka marre ftesë për pjesëmarrje në turneun tradicional të fundvitit, i cili mbahet ne pjesën e dytë të muajit dhjetor në Shibenik të Kroacisë. Sipas Visar Nurës, kryetar i klubit, në këtë turne marrin pjesë ekipet e njohura kroate si: Zagrebi, Shibeniku, Zara, Alkar i Sinjit dhe Jolly i Shibenikut. Drejtues të klubit “Vllaznimi” kanë vendosur që të jenë pjesëmarrës i gjashtë në këtë turne, me dëshirën dhe vullnetin për një përfaqësim sa më cilësor dhe të dinjitetshëm të basketbollit kosovar.(