Thursday, March 28, 2024
Sporti

Basketbollistët gjakovarë fitues të Kupës së Kosovës për Ligën e parë

KB Vëllaznimi është fitues I Kupës . Të enjten e ka mposhtur AS Prishtinën  66 – 72 në finalen e madhe të Kupa e Ligës së Parë – FINAL 8, për ta shtuar kështu një trofe në sirtarin e tyre.

Djelmoshat Kuq e Zi sot treguan karakter të fortë,  angazhim dhe përgjegjësi , treguan edhe një herë që ky sezon është viti i rikthimit. Më efikasët ishin : Balluku me 21 shënime, i pasuar nga Rexha me 15, Koshi 10 e tjerë.

“Kjo Kupë shkon për qytetin e Gjakovës si dhe të gjithë dashamirët e Basketbollit Gjakovar. Falënderim i madh shkon për Kuqezinjtë e Jakovës të cilët sot udhëtuan drejt Rahovecit për të përkrahur ekipin e zemrës dhe nuk u ndalën në asnjë moment , si dhe të gjithë të pranishmit që ishin sot ” kanë thënë drejtues të klubit pasi u kthyen në Gjakovë me Kupë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *