Friday, December 27, 2024
Kulturë

Besim Muhadri : “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka botuar  librin studimor të profesorit, shkrimtarit dhe publicistit Besim Muhadrit  me titull “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Libri u  botua  me rastin e 91-vjetorit të vrasjes së atdhetarit, studiuesit, arkeologut, etnologut dhe i shumë fushave të tjera, Atë Shtjefën Gjeçovit

Dalja në dritë e këtij libri të Prof.Asoc.Dr. Besim Muhadri  vjen pas një pune të gjatë kërkimi dhe studimi për jetën dhe veprën e Shtjefën Gjeçovit. Autori ka vënë në spikamë reagimin e studiuesve, qoftë atyre të huaj, qoftë shqiptarë në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit, vepër e cila deri më tani është përkthyer në dhjetëra gjuhë të huaja. Interesimi për këtë vepër monumentale të popullit shqiptar, vazhdon edhe në ditët tona dhe madje ka arritur edhe deri në Amerikë e Japoninë e largët.

Vepra “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” e Besim Muhadrit, është një kontribut i radhës i këtij studiuesi, që, me sigurinë më të madhe, do të zgjojë interesim tek studiuesit e shumtë të veprës së Gjeçovit dhe të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Veprimtaria publicistike dhe ajo letrare e Besimi Muhadrit  :

  • “Diçka e bukur po ndodh” – poezi, 1994
  • “Rigon e rrjedh nëpër Has” – panoramë letrare,1997
  • “A harrohet fytyra e nënës” – poezi,1999
  • “Rrënuesit vinin natën” – tregime,2000
  • “Vështrime letrare” – kritikë,2003
  • “Dhuna dhe krimet serbomalazeze në arsimin shqip të komunës së Gjakovës 1990-1999” – monografi, 2004
  • ” Të jesh poet… dialog me Din Mehmetin” – intervistë, 2006
  • “Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit” – studim, 2008
  • “Lugishta e Hasit nga Dervish Salihu deri në luftën e UÇK-së” – monografi, 2008
  • “Tradita hasjane e shkrimit shqip” – studime dhe kritikë letrare, 2009
  • “Histori e pësëritur” (bashkautor me Dukagjin Markajn), 2009.
  • “Gasper Karaqi- shpirt i pavdekshem lirie”, monografi, 2010.
  • “Mehmet Cena i Hasit-pleqnar e orator”, monografi, 2012.
  • “Përmasa e krijimit”, kritikë letrare dhe publicistikë, 2013.
  • “Zenel Sadiku-vlerë njerëzore dhe kombëtare”, publicistike dokumentare, 2016
  • “Kulti i këngës dhe kënga e jetës”, studim letrar, 2016
  • “Vezir Ademaj- kampioni i lirisë”, monografi, 2017
  • “Poezia e Adnan Mehmetit”, studim, 2019
  • Prof.Dr. Rexhep Krasniqi-një jetë në shërbim të Shqipërisë etnike”, publicistikë, 2019
  • “Shaban Deva-pishtar i arsimit”, monografi, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *