Sofra e Bajramit është simbol, i cili bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin e nderin mes besimtarëve, duke e ditur se ky Bajram vjen pas një muaj sakrifice e adhurimi të pandërprerë, e kjo fisnikëron zemrat tona.
Ndryshe Namazi i Bajramit falet nesër në të gjitha xhamitë e qytetit, ndërkaq, manifestimi qendrorë i faljes së Bajramit mbahet në orën 6 e 12 minuta në xhamin e Hadumit në Gjakovë dhe do të udhëhiqet nga kryeimami Visar Koshi. Namazin e Fiter Bajramit
do ta mbajë Imami i xhamisë Florim Mellova. Me këtë rast me një ligjëratë kushtuar vlerave sublime të agjërimit qytetarëve pas faljes së Bajramit do t`ju drejtohet edhe Dr. Ali Iljazi, i cili njëkohësisht do të përcjell edhe mesazhin e urimit për Bajramin e Madh. Ahmet Hoxha, krytari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës e vlerëson lartë përkushtimin e besimtarëve islam ndaj krijuesit të madh në Muajin e shenjtë të Ramazanit.
Me dëshirën për mirëqenie, solidaritet dhe lumturi, Hoxha, dha edhe mesazhin e festës, për një solidaritet me familjet e varfra dhe për një urim të veçantë për familjet e dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe familjeve të martirëve.
Me rastin e Fiter Bajramit, të enjten në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame prej orës 9 deri në orën 11 organizohet pritje për mysafirë dhe subjekte të ndryshme komunale.