Besimtarët krishterë kremtojnë “Kërshëndellat”
Besimtarët e besimit të krishterë sonte kremtojnë festën e Krishtlindjes. “Kërshëndellat” festohen çdo vit mes 24 e 25 dhjetorit me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar dhe dëshirat për paqe e dashuri në botë. Në Famullin e Gjakovës sikurse në të gjitha familjet katolike janë bërë përgatitje të duhura për ta kremtuar në mënyrë madhështore këtë festë ndersa manifestimi qendror , nën respektimin e masave anticovid, mbahet sonte në mesnatë.
Pater Ndue Kajtazi, famullitar i Famullisë së Gjakovës ka thënë se në të gjitha kishat e Gjakovës janë bërë përgatitjet e nevojshme për ta kremtuar sa më mirë këtë festë. Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.