Site icon Gjakovapress

Besimtarët krishterë kremtojnë “Kërshëndellat”

Besimtarët e besimit të krishterë sonte kremtojnë festën e Krishtlindjes. “Kërshëndellat”  festohen  çdo vit mes  24 e  25 dhjetorit me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtitpemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar dhe dëshirat për  paqe e dashuri në botë. Në Famullin e Gjakovës sikurse në të gjitha familjet katolike janë bërë përgatitje të duhura për ta kremtuar në mënyrë madhështore këtë festë ndersa manifestimi qendror , nën respektimin e masave anticovid, mbahet sonte në mesnatë.

Pater Ndue Kajtazi, famullitar i Famullisë së Gjakovës ka thënë se në të gjitha kishat e Gjakovës janë bërë përgatitjet e  nevojshme për ta kremtuar sa më mirë këtë festë. Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Exit mobile version