Besnik Hasi: Belgjika do të jetë befasia e Brazilit 2014
Besnik Hasi, djaloshi që bëri histori në futbollin belg duke e arritur ta bëjë kampion skuadrën e njohur belge, Anderlecht, mendon se përfaqësuesja e Belgjikës do të jetë befasia e këtij kampionati. Hasi pasi prognozon se skuadra me renome sic është Brazili edhe nikoqir I kësaj gare, ka gjasa të mëdha për të fituar këtë kampionat, nuk e lë pa përmendur edhe përfaqësuesen e Belgjikës e cila sipas tij ka një gjeneratë të futbollistëve cilësorë që me mjaft sukses u prin trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Mark Vilmots.
“Nëse arrin të hyjë në fazën e dytë Belgjika ka mundësi të bëhet befasia më e këndshme e Kampionatit botëror” kishte deklaruar shkurt Hasi gjatë qendrimit per pushime ne Gjakove dhe para fillimit te kampionatit duke sqaruar punën e mirë që bëhet në përfaqësuesen belge.
Duket se Besniku ishte plotësisht i sakt në prognozen e tij. Ai pret qe Vilmots ta aktivizoj edhe talentin e madh Adnan Januzajn.
Në grupin e fundit, atë H, Belgjika veçse ka siguruar kualifikimin pas dy fitoreve. Belgjika në fazën e parë ka mposhtur Algjerinë dhe Rusinë. Të enjten takohet me Korenë.