Gjakovari Besnik Hasi është prezantuar si trajneri i ri i Olimpiakosit, në një konferencë për shtyp që ndiqej me kureshtje nga të gjitha mediat greke. Hasi ka bërë të qartë që në fillim se objektivi i tij ishte ai i fitoreve në Ligën e Kampioneve ku synonte të çonte ekipin me sukses në fazën në grupe. “Jam i lumtur që jam këtu dhe në këtë klub kaq të madh. Kam ardhur këtu si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Është nder dhe krenari që më besuan një objektiv kaq të rëndësishëm, si kualifikimi për Ligën e Kampioneve. Kam eksperiencën dhe mund t’ia dal,” ka thënë Hasi. Olympiakosi është skuadra e tretë në karrierën e Besnik Hasit si trajner, pas belgëve të Anderlechtit dhe polakëve të Legia Varshavë. Sipas kontratës 2-vjeçare në Pire, gjakovari do të përfitojë pagë rreth 1,2 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe një klauzolë rinovimi nëse rezultatet do të jenë të larta.