Biblioteka “Ibrahim Rugova” pasurohet me fond librash
Biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ditë më parë përfitoi donacion me 53 tituj të librave me 220 ekzemplarë, libra të rinjë për të vegjël, për moshatarë të mesëm dhe disa tituj hulumtues. Këtë donacion e ndau vetë ministri i Ministrisë së Kulturë,s Memli Krasniqi, bashkë me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, dr. Sali Bashota. Përfitues ishin të gjitha bibliotekat e Kosovës me tituj të larmishëm.
Engjëll I. Berisha, drejtor i bibliotekës ka pohuar se ky donacion është i mirëseardhur për bibliotekën tonë, ngase nevoja për shtim të fondit librar është i përhershëm, por, në këtë rast kur fillon viti i ri shkollor rritet nevoja edhe më e madhe, ngase lexuesit kanë kërkesa të reja dhe bibliotekat e kanë të pamundur tu përgjigjen. Blerja e librave është problem në vete, pasi që biblioteka nuk ka fond të posaçëm dhe botimet e reja janë gjithnjë më problematikë. Pastaj tek ne mungon libri shkencor dhe novativ, kur dihet se anëtarësia nga studentët është gjithnjë e më e madhe pasi që tani kemi edhe Universitetin në Gjakovë dhe tri kolegje private. Gjatë këtij viti nuk jemi pasuruar edhe aq me libra, pasi që nuk kemi blerë tituj të rinjë, por kemi pasur disa dhurime autoriale dhe këtë donacion të tanishëm, pohon drejtori Engjëll I. Berisha. Numri i librave për momentin në këtë bibliotekë është 37 ekzemplarë, si dhe 560 audiovizuele dhe periodiku. Gjatë kësaj jave pritet të vie edhe një donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku do ta vizitojnë edhe bibliotekën dhe Muzeun Etnologjik.