Tuesday, April 2, 2024
Aktuale

Bie numri i të shtruarve me Covid 19 në Spitalin e Gjakovës

Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 7 raste të reja  me Covid 19. Prej tyre 2 janë nga qyteti ,  dhe nga një rast në fshatrat  Damjan, Hereq, Lipovec, Novosellë e epërme dhe Gërgoc. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  2 mijë e 52  raste . Gjatë 24 orëve të shkuara nuk ka pasur asnjë të shëruar. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 737. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona sot është shtuar edhe me një rast (69 vjeç) duke arritur në 95. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 221.

Në Spitalin e Gjakovës 47  pacient po trajtohen për COVID-19,   prej tyre 28 të konfirmuar pozitiv, 13 të konfirmuar negativ dhe 6 të pakonfirmuar, është bërë e ditur sot në raportin 24 orësh të këtij institucioni shëndetësorë. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 30 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërkaq 3 me CPAP maske . /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *